Friday, October 10, 2014

Alban Skënderaj lindi me 20 Prill 1982Lushnjë, por me origjinë është nga Vlora, është këngëtar shqiptar. Pas disa vitesh familja e tij u kthye ne Vlorë.Pas disa vitesh ai u shperngul ne Itali bashk me familjen e tij. Në Itali, ai mori shpesh pjesë në konkurse të vogla që zhvilloheshin në qytetin ku jetonte, ku fitonte shpesh çmime te ndryshme. Ndonëse larg Shqipërisë ai i ndiqte aktivitete muzikore që zhvilloheshin ne Shqipëri. Ndërkohe ai kishte dëgjuar për Top-Fest si një konkurs që i jepte shumë këngëtarëve të panjohur të afirmoheshin. Kështu që ai mori pjesë në Top-Fest 2 me këngën "Vetëm ty" e cila u pëlqye shumë nga publiku. Zëri dhe teksti i këngës rrëmbyen sa hap e mbyll sytë zërat e shume adoleshenteve. Me pas ai nxori ne treg albumin Fllad ne shkretëtire me kënge te kompozuara dhe te shkruara nga dora e tij. Me 3 gusht te po atij viti ai shfaqi ne televizionet Shqiptare videoklipin e këngës Thirrje e Deshperuar.Me 28, 29, 30 qershor ai luajti rolin e Romeos ne muzikalin Romeo & Zhulieta. Më pas ai mori pjesë në Festivalin e 45 të këngës me këngën "Eklips" ku doli në vendin e gjashtë. Me vitin 2008 ai merr pjese ne netët e klipit ku mori çmimin e pare si klipi me i mire nder shum klipe tjera.Ne 2009 ai u pranua ne etiketën Top Records©.



                                               

No comments:

Post a Comment